Virologu nga Amerika: 70% e infektimeve ndodhin ditën, nuk ka sens mbyllja natën

Nuk ka sens mbyllja gjatë natës, infektimet ndodhin gjatë ditës"- kështu shprehet virologu Arban Domi në një lidhje në Skype nga Amerika për emisionin "Tempora" në RTV ORA.

"Personalisht mendoj se nuk ka sens një mbyllje gjatë natës, - në vendet e tjera, në Shqipëri nuk e di të ketë studime - por infeksionet më të mëdha 60-65 dhe në disa raste dhe 70% ndodhin gjatë ditës, d.m.th në punë, kafene, ambiente sociale.

Kurse gjatë natës unë e kuptoj logjikën për lokalet por njëkohësisht duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe për diçka tjetër. Viruse, pandemi, epidemi ka pasur dhe do të ketë gjithë kohës, duhet të ruajmë në të njëjtën kohë të drejtat e individit, liria e lëvizjes, liria e zgjedhjes.

I ngrihet kapela dhe i respektojmë mjekët, infermierët dhe gjithë personelin shëndetësor por këtë pandemi do ta zgjidhin njerëzit me përgjegjësinë e tyre. Nuk bëhet me drejtim nga lart, nuk është bërë dikur, faktet e kanë treguar jo në Shqipëri por në gjithë botën, po mbylle nuk bën gjë tjetër vetëm shtyn epideminë."- tha ndër të tjera Domi

Ai tha se nuk duhen shkelur e drejta e lëvizjes dhe e zgjedhjes.