Tempora - Vëzhgim te spitalet Covid 1 dhe Covid 3, familjarë në ankth dhe ambulanca në pritje

Covid 1 dhe Covid 3 janë në ambientet e qendrës spitalore nënë Tereza.

Ajo që konstaton me sy të lirë menjëherë sapo futesh në këtë hapësirën është numrin e lartë të ambulancave.

Në zonën e spitalit Covid 1 familjarët janë të shumtë, presin me ankth një përgjigje për gjendjen e të afërmve të tyre, përgjigje që në pjesën më të madhe të rasteve vonon shumë.

Janë 3 vëllezër e po presin një lajm për vëllanë e tyre, i cili ka vetëm 24 orë që është shtruar në spitalin infektiv 1.

Kurimi kishte nisur më herët në shtëpi, madje kishin blerë dhe aparaturën e oksigjenit, por gjendja e 69 vjeçarit është rënduar menjëherë.

E teksa ua kanë dorëzuar sistemit shëndetësor ata nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë po ndodh.

Nuk i mban dot lotët.

Një tjetër familjarë na rrëfen në ambientet e jashtme të Infektivit se e afërmja e saj është rikthyer sërish në spitalin Covid 1 vetëm 24 orë pasi kishte lënë spitalin.

Ndërsa afrohemi pranë ambientit Covid 3 aty vërejmë se nuk ka familjarë që presin për të pyetur se si është gjendja e të afërmve të tyre.

Asnjë prej tyre nuk na konfirmon se kanë të prekur nga Covid.

Ndërsa jashtë kamerës një nga ata na thotë se ka disa të shtruar me Covid 19 në këtë spital.