Parashikimi i Shapos: Nëse lihet rënie e lirë, në fund të shkurtit kemi imunitetin e tufës pa vaksinë, por do vdesin të moshuarit

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Laidon Shapo u shpreh se nëse lihet kjo rënie e lirë, parashikoj se në fund të shkurtit ke kapur imunitetin e tufës pa nevojën e vaksinës.

Shapo: Unë po ta them që nëse lihet kjo rënie e lirë, parashikoj se në fund të shkurtit ke kapur imunitetin e tufës pa nevojën e vaksinës, ama do të ikin nga kjo jetë, fatkeqësisht edhe prindërit e mi, nga një mungesë aktiviteti dhe daljeje.

Këtu në Angli kapacitetet janë ezauruar në masën 80%. Edhe vjet kemi pasur të njëjtën situatë. Shpresojmë që ky 20% të mos digjet që të mos vijmë në pikën që këto sëmundje kronike dhe viroza të mos vrasin persona me sëmundje ekzistuese.

Nëse kjo do të bëhej në Angli me shtretërit bos, nuk tregon asgjë sepse mund të mbushen direkt këto kapacitetet.

https://youtu.be/mSxc7QZqU38