"Mamaja ime do të kishte vdekur në maj", Kryemadhi: Mendonte se vuante nga stomaku, por mjeku i familjes...

Ndërsa fliste për periudhën e karantinës gjatë muajit maj, Kryemadhi gjeti rastin të falenderojë publikisht mjekun e saj të familjes, i cili i shpëtoi të ëmën.

Në emisionin "Tempora" në Rtv Ora, Kryemadhi tha se ëma kishte probleme shëndetësore dhe mendonte se vuante nga stomaku por në fakt rezultoi se vuante nga zemra.

Dhe ishte pikërisht mjeku i familjes, Maksi që përmes këshillimit në telefon i rekomandoi të vuizitohet te një kardiolog.

Kryemadhi: Dua të falenderoj mjekun e mamasë time, mjekun e familjes. Mamaja ime në maj do të kishte vdekur për shkak se mendonte se vuante nga stomaku dhe e kishte nga zemra. Ishte mjeku i familjes përmes telefonit, pasi gjithë Shqipëria ishte mbyllur, doktor Maksi, i tha duhet të shkosh urgjent te një kardiolog. Po të vazhdonte mamaja ime me mendimin e saj… kjo që ishte dhe personel mjekësor vetë. Mendoni një tjetër me katër klasë shkollë apo që nuk ka njohuri fare për shëndetësinë të mbetet në dorë të propagandës. Nuk kemi nje protokoll sa i takon shërbimit.

https://youtu.be/mSxc7QZqU38