Debati për Remdesivirin/ Koja: Nuk duhet të tregtohet në farmaci, vetëm në spital. Spahia: Kush i kontrollon?
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja, referuar publikimit të emisionit BOOM u shpreh se Remdesivir nuk duhet të tregtohet në farmaci, por lejohet vetëm në spital.
Gjergj Koja: Video e BOOM është autogoli më i madh që Basha dhe Urdhri i Farmacistëve kanë bërë. Remdesivir nuk duhet të tregtohet në farmaci, por lejohet vetëm në spital. Duhet të hetojë prokuroria këto farmaci. U hoq dora se shitet remdesiviri në spitale dhe dalim te akuza se shiten në farmaci. Remdesiviri së bashku më disa medikamente të tjera janë pjesë e trajtimi të të infektuarve dhe janë të mbuluar nga shteti. Remdesiviri nuk shitet në spitale.
Spahia: Nuk mbulohen nga shteti. Në dorë këtë çështje e ka autoriteti i barnave. Kush e ka për detyrë që të kontrollojë këto farmaci.
Gjergj Koja: Sot në urgjencë kanë ardhur 3000 thirrje dhe nga tetori janë marrë mbi 80 thirrje. Nga 13 000 vizita janë në shtëpi. Shërbimi kombëtar i urgjencës po e ushtron më së miri funksionin e tij.