U hodh nga Infektivi, ndërron jetë 69-vjeçari nga Fieri

Ndërron  jetë 69-vjeçari që u vetëhodh dje nga kati i dytë i Spitalit Infektiv

Shtetasi R.G, 69 vjec nga, Fieri u vetëhodh dje nga kati i dytë i Spitalit Infektiv.

Ai ishte shtruar një ditë më parë në spitalin Infektiv, pas transferimit nga spitali i Fierit ndërsa të afërmit e tij thanë për Ora News, se 69 vjeçari nuk ka pasur asnjëherë shqetësime të shëndetit mendor. 

“Ishte njeri shumë normal, shumë i rregullt.”

Lidhur me ngjarjen Ministrja Manastirliu tha se pacientëve nuk u mungon shërbimi dhe as komunikimi me të afërmit.

Siç raporton gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi, viktima ka patur dëmtime të shumta dhe pavarësisht ndihmës mjekësore nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

69-vjeçari bëhet kështu viktima e katërt që vetëvritet në spitalet Covid të vendit dhe i pesti në total.

Lexo dhe

EMRI/ I infektuar me Covid-19, ndërron jetë mësuesi në Fier