Të infektuar me Covid-19, ndërrojnë jetë mësuesit nga Fieri dhe Peqini
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2020, 09:12
Ndërron jetë si pasojë e infektimit me Covid-19 shtetasi Gramos Abedinaj.
Sipas asaj që meson Ora News, viktima ishte mësues në qytetin jugor.
Por përveç viktimës në Fier, Koronavirusi ka shkaktuar edhe një tjetër në qytetin e Peqinit. Bëhet fjalë për mësuesin Fatmir Sula.
Sula ka qenë i shtruar në spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi".
Ditën e djeshme, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në qytetin e Fierit kishte 20 raste të reja, ndërsa që nga nisja e pandemisë ky qytet numëron 949 raste aktive me Covid-19. Ndërsa deri tani, numri i të infektuarve me Covid në qarkun e Elbasanit është 624.
Ndërsa, numri i viktimave deri dje ka qenë 579 persona.
Lexo dhe: