Spahia: Mesatarisht pritet 10 ditë për tamponin, ka ardhur edhe përgjigje kur pacienti ka vdekur
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahiu u shpreh sekanë nga 5 ditë që presin për përgjigje, kur sot po kalohet mesatarisht 10-ditshi për përgjigje dhe se ka raste që ka ardhur përgjigja edhe kur ka vdekur pacienti.
Spahia: Mjekët janë të braktisur nga shteti, pasi menaxhojnë një fluks shumë të madhe pacientësh. Ka shumë shërbime që nuk janë përfshirë, sikurse është shërbimi parësor shëndetësor. Mjekët në parësor kanë shqetësime për referimet e rasteve pozitivë.
Kanë nga 5 ditë që presin për përgjigje, kur sot po kalohet mesatarisht 10-ditshi për përgjigje. Ka raste që ka ardhur përgjigja edhe kur ka vdekur pacienti.
Shërbimi shëndetësor në urgjencën 127 është totalisht i munguar. Kemi ambulanca të bllokuara, kur pritet radha për shërbim në Infektiv.