Ekskluzive - Larg propagandës ERTV, Tempora sjell pamje nga brenda Urgjencës së Infektivit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2020, 22:50
Emisioni Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ka publikuar pamje nga brenda urgjencës së spitalit Infektiv në kryeqytet.
Sikurse mund të shihet edhe në pamje, janë tre pacientë të vendosur, dy në shtretër pranë njëri t-tjetrit dhe një tjetër në aneks.
Të tre pacientët janë me oksigjen dhe pranë tyre nuk ka mjekë.
Sipas informacioneve të siguruara nga emisioni "Tempora", pranë tyre nuk ka reanimatorë të terapisë intensive, por infektologë.
Kjo video e shkurtër vjen vetëm pak orë pas publikimit të pamjeve brenda Infektivit nga kryeministri Rama në ERTV, ku tabloja shfaqej krejt ndryshe.