Spahia: Te Sanatoriumi kemi 5 reanimatorë, te Covid 1 kemi vetëm një, nuk e përballojnë dot fluksin

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahiu u shpreh sete Sanatoriumi kemi 5 reanimatorë, 2 shtazierë dhe te Covid 1 kemi vetëm një.

Spahia: A e dini se sa reanimatorë ka në spitalin Covid 1 dhe 2? Te Sanatoriumi kemi 5 reanimatorë, 2 shtazierë. Te Covid 1 kemi vetëm një.

Unë jam kirurg me profesion dhe e njoh mirë situatën. Ka mungesë të stafit mjekësor për terapinë intensive.

Sado të zotë që të jenë ata nuk kanë mundësi fizike që ta përballojë këtë situatë. Pse ne sot e kemi vdekshmërinë në intubim pothuajse në 100%.