Shapo: Nga shkurti në qershor 250 vdekje, vetëm muajin e fundit kanë vdekur 250 persona
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Laidon Shapo u shpreh se ezaurimi i kapaciteteve shëndetësore, bën që mbyllja është një masë ekstreme që askush nuk e do.
Shapo: Ezaurimi i kapaciteteve shëndetësore, bën që mbyllja është një masë ekstreme që askush nuk e do. Nëse shpjegohet situata siç duhet dhe çfarë nënkupton një mbyllje e tillë, atëherë populli kupton.
Qysh në shkurt deri në qershor kanë vdekur rreth 250 veta. Vetëm muajin e fundit kanë vdekur 250 veta. Shqiptarëve u thuhet troc se nëse është mbyllur nga ora 10 e darkës deri në 6 të mëngjesit, kjo mbyllje nuk ka vlerë fare. Do të ishte të mbyllej më mirë 10 e darkës me 1 të mëngjesit, se aty shkon rinia.
Çfarë do t'u themi pleqve që luajnë domino në mëngjes me maska te gusha? Një mbyllja 3-4 javë ka të mirat e veta. Numri i rasteve që do të bjerë, ai i vdekjeve dhe i përhapjes së virusit.