"Rimbursim për të sëmurët me Covid", Basha: Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!
Kryetari i PD, Lulzim Basha i rikthehet edhe një herë situatës me pandeminë në vend, e cila po shënon gjithmonë e më shumë raste të reja infektimesh dhe vdekjesh.
Sipas liderit të opozitës, qytetarët shqiptarët meritojnë më shumë, ndërsa kërkon më shumë testime.
"Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!", shprehet Basha.
Lulzim Basha: Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama sulmoi krerët e opozitës dhe presidentin Ilir Meta duke i quajtur një "çetë e çakërdisur" që kërkon të përfitojë politikisht nga situata me pandeminë.
Rama: Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!