Tempora sjell dëshminë e një zonje në kalvarin e përballjes me Covid-19: 10 ditë për tamponin
Covid 19, virusi që po prek me mijëra qytetarë shqiptar e fatkeqësisht ka marrë edhe jetë njerëzore.
Tempora sjell dëshminë e një zonjë e cila është përballur me virusin e sot fatmirësisht është e shëruar.
Zonja vendos që mos të dalë përballë kamerës, por rrëfimin e saj ta bëjë për të ndërgjegjësuar çdo qytetar që shfaq shenjat e para me virusin.
"Simptomat e para ishin dhimbje koke….tamam si rrufë, nuk e mendoja se është Covid se nuk kisha temperaturë të lartë."
Nuk ka pasur temperaturë për 7 ditët e para por pas i iku nuhatja ajo kontaktoi 127.
"Më iku nuhatja. Vajzat telefonuan 127-te, thonin do vijmë, por nuk erdhi askush"
Pas konsultës me mjeken e familjes zonja u detyrua të niste ekzaminimin e saj në spitalin privat dhe njëhershëm nisi dhe kurimin në shtëpi.
"Bëra një grafi e cila nxorri shenjat e covidit. "
Për shkak se duhet të kthehej në punë zonja këmbëngulte të bënte tamponin, kërkesë e cila u krye 14 ditë nga shenjat e para.
Por përgjigja vonoi. Në këto kushte zonja kontaktonte vazhdimisht 127, ISHP, i shkruan Skënder Brataj dhe në fund vendos t'i shkruajë ministres së Shëndetësisë.
Dhe vetëm pasi ministrja i kthen përgjigje vihen në lëvizje strukturat e tjera.
10 ditë pasi kishte kryer tamponin zonja merr dhe përgjigjen e Tamponit ndërsa mesazhet drejtuar institucioneve i publikon ekskluzivisht në Tempora.
E gjithë kjo procedurë në fakt i ka kushtuar jo pak zonjës.
Fatura është mbi 70 mijë lekë
Nga eksperienca personale kjo zonjë ju jep këtë këshillë qytetarëve që shfaqin shenjat e para të Covid 19.
"Mos nënvlerësoni asnjë shenjë"
