Kryemadhi: Qeveria e paaftë për shëndetësi falas, tani ambulancat rrinë rresht dhe ilaçet shkojnë 1000 euro

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se një qeveri, e cila ishte e paaftë të krijonte vende të reja pune, ishte e paaftë të mbante shëndetësinë falas a mund ta bëjë këtë sot.

Kryemadhi: Një qeveri, e cila ishte e paaftë të krijonte vende të reja pune, ishte e paaftë të mbante shëndetësinë falas para se të ndodhte pandemia, a mund të më thuash si mund të jetë e aftë sot që të krijojë vende pune, që njerëzit të përballojnë faturat e larta të ilaçeve, të bëjnë shëndetësi falas kur njerëzit e shikojnë shumë mirë se si rrinë ambulancat rresht dhe faturat e ilaçeve shkojnë nga 1 mijë euro.

Ajo që ne shpeshherë duam ta mbulojmë, njerëzit shkojnë më thellë se sa shikojmë ne, sepse njerëzit janë ata që e ndjejnë përditë dhe thonë: Si mund të ndodhte kjo kur ky ishte i paaftë të menaxhonte një gjë të tillë  dhe ndodh që pastaj njerëzve u shtohet pasiguria dhe mungesa e shpresës.