Ministri Halimi dhe H. H. Selim Muça përurojne xhaminë e re në Sukth

Ministri i drejtësisë Eduard Halimi, bashkë me H. H. Selim Muça, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, dhe Naxhib Al-Bader, ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, ka marrë pjesë në përurimin e xhamisë së re në Sukth.Besimtarët e mbledhur për të pritur personalitetet e ftuara i përshëndeti edhe ministri i drejtësisë, i cili shprehu gadishmërinë e qeverisë për të vazhduar të ndihmojë besimtarët myslimanë në ndërtimin e objekteve të reja të kultit.Teksa falenderoi ambasadorin kuvajtian për ndihmën e dhënë në ndërtimin e xhamisë, ministri Eduard Halimi tha se “objektet e kultit janë të domosdoshme, veçarisht pas asaj periudhe të vështirë që ne kemi kaluar.”“Ta gëzoni xhaminë e re. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të japim ndihmën tonë në ndërtimin e objekteve të kultit. Bashkë me kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ne do të nisim ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ndërkohë që brenda pak ditësh do të kemi mundësi të nisim edhe ndërtimin e një tjetër xhamie të re në fshatin Kullë, këtu në zonën e Sukthit” - u tha ministri i drejtësisë besimtarëve të mbledhur.Pas përurimit, të gjithë të pranishmit hynë dhe vizituan mjediset e brendshme të xhamisë së re të Sukthit.