PS në Sarandë, Rama: Saliu kasap i ëndrrave të shqiptarëve

Në javën e dytë të fushatës elektorale, Partia Socialiste është ndalur në Sarandë, ku dhe ka prezantuar kandidatët për deputetë për qarkun e Vlorës.Përpara qindra mbështetësve socialistë, shefi i opozitës, Edi Rama deklaroi se pas 23 Qershorit partia Socialiste do të ndërtojë një Shqipëri europiane të drejtë, jo si ajo që thotë saliu. Një Shqipëri europiane të drejtë me të gjithë qytetarët e vet, një Shqipëri europiane ku do të ulen taksat për 95 % të njerëzve.“Ja pse në 23 Qershor jo vetëm socialistët dhe progresitët por edhe ata që kanë në xhep teserën e PD-së duhet të votojnë për PS-në. Sepse duke votuar PS-në do të heqin taksën e biznesit të vogël dhe do të përgjysmojnë tatimin e fitimit. Të gjithë ata që të djathtë që kanë një biznes të vogël duhet ta dinë se vota e tyre për PD-në është një votë që do të mbajë në punë saliun por do të lërë të papunë ata vetë, ndërkohë që vota për PS-në është një votë për ta pushuar nga puna gjyshin me antiplumb dhe për të hapur rrugën e punësimit jo vetëm për socialistët por për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Rama.Më pas kryesocialisti ka akuzuar përsëri kryeministrin Berisha se sheshet në mitingjet e tij po i mbush me njerëz të marrë aty me detyrim, me njerëz që po i tërheq prej hunde pushteti i korrupsionit dhe i frikës.“Unë nuk ju vë faj këtyre njerëzve që shkojnë në mitingje nga frika se mos u presin rrogën por u them atyre se në 23 qershor ata kanë një arsye më tepër se ju për të votuar PS-në. jo vetëm të çlirohen nga taksa e sheshtë port ë çlirohen dhe nga kthetrat e pushtetit. Në 23 Qershor do të garantojmë shëndetësinë falas për të gjithë. Si i themi ne vetes europian kur ju mbyllim derën e spitalit përpara fytyrës të sëmurëve?  Por kjo do të marr fund në 23 Qershor. 1 ndër 2 prej 15 vjeçarëve është analfabet funksional. Prandaj unë pyes se çfarë do të bëjnë prindërit e 15 vjeçarëve, do votojnë për një kryeministër analfabetësh apo do ta pushojnë nga puna këtë doktor që është kthyer në kasap të ëndrrave të shqiptarëve.Ne nuk tregojmë përralla por zotohemi që ato që themi ti bëjmë realitet. Nuk e di çfarë do tu thotë sot Saliu kavajasve, por di që Kavaja në 23 Qershor do marrë vendimin ta pushojë nga puna këtë kryeministër që la gjithë Shqipërinë pa punë”, u shpreh Rama.Përpara qindra mbështetësve socialistë, shefi i opozitës, Edi Rama, la një këshillë për të gjithë fuqinë votuese shqiptare.“Në 23 mos shkoni vetëm, por merrni dhe një komshi, një mik një familjar dhe ta bindni që vota vlen, që vota është forca e ndryshimit dhe e ndëshkimit për ata që kanë shkelur popullin me këmbë.”