Berisha takim me banorët në Belsh: PD, alternativa e zhvillimit

Kryeministri Berisha është ndalur sot në Belsh ku ka prezantuar kandidatët e tij për deputetë në këtë zonë. Në fjalën e tij drejtuar mbështetësve dhe simpatizantëve demokratë, Kryeministri i ftoi ata të zgjedhin alternativën e djathtë, si rruga më e mirë drejt zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë. Shefi i qeverisë ka sulmuar sërish taksën progresive të PS, duke e konsideruar hipokrizi idenë e mbajtjes së një shteti nga 5% e popullësisë.“Alternativa tjetër. Sharja mallkime, mashtrime, bllokimi trillime. Shqipëria që shihet nga autobusi mavi, sipas banorëve të autobusit mavi dhe pasagjerëve mavi është Shqipëria në natë dhe jo në NATO. Është Shqipëria që këto 4 vjet nuk ka arritur asgjë pozitive. As lëvizjen e lirë as tunelin e Elbasanit. Të gjitha këto kanë qenë dhe janë inekzistente për gjyslykët e atyre që Ahqërinë nuk duan ta shohim dhe ndihmojnë por ta poshtërojnë", theksoi Berisha.Duke sjellë në vëmendje investimet e bëra 4 vite që shkuanBerisha premtoi për mandatin e ardhshëm hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës si dhe vijim te politikes se rritjes e pagave dhe pensioneve."Ne këto ditë inaugurojmë së shpejti tunelin e dhe autostradën Tiranë-Elbasan. Jam për tu zotuar se 4 vitet që vonë do 3-fishojmë numrin e fermerëve të cilët do përfitojnë grante nga qeveria. Kjo është alternativa jonë. Shqipëria ishte ndër të paktat në Evropë, që pati ulje të papunësisë së saj, sepse u investuan 4.2 milionë dollarë katër vitet që shkuan ne synojmë punësimi dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve tuaja. Kemi program për krijim e 250 mijë vende pune, që e bazojmë në rritjen më të madhe të investimeve në Shqipëri", tha Berisha.Në vijim të fjalës së tij kryeministri vendit Sali Berisha theksoi se falë reformave shqiptarët firmosën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërkohë në pak kohë bënë të mundur që Shqipëria të rekomandohej për statusin e e kandidat, ndërsa akuzoi kreun e opozitës për bllokim 1 vjecar të statusit, duke shkelmuar kështu interesin e shqiptarëve.