Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ nis punën për infrastrukturën zgjedhore e logjistike

Një ditë pas dekretimit të 23 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetarin e bashkisë Bulqizë, qarku Dibër, Kryetarin e komunës Thumanë, qarku Durrës, si dhe Kryetarin e Njësisë Bashkiake nr.1, qarku Tiranë, datën 23 Qershor 2013, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të Kodit Zgjedhor bën me dije se ka filluar menjëherë marrjen e masave për sigurimin e infrastrukturës zgjedhore dhe logjistike, për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, deklaroi se ky institucion është i angazhuar maksimalisht për të garantuar zhvillimin e procesit zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin, si dhe për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen në datën 23 Qershor 2013.“Gjithashtu, ju bëjmë me dije se në mbështetje të nenit 23/2, pika 2 të ligjit nr. 8580, ‘Për Partitë Politike” i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të emërojë me short për çdo parti politike, ekspertë kontabël të liçensuar, të cilët do të auditojnë fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partite politike për vitin kalendarik 2012.Janë 123 Parti Politike të regjistruara në regjistrin e partive politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të cilat duhet të auditohen për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për vitin 2012 nga ekspertët kontabël të Licensuar.Instituti i Ekspertëve të Autorizuar ka sjellë pranë KQZ-së listën e përbërë nga 106 ekspertë kontabël të Licensuar të cilët plotësonin kriteret e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, 19 prej të cilëve kanë depozituar pranë KQZ kërkesë për pjesëmarrje në short” shtoi më tej ajo.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fton përfaqësuesit e të gjitha forcave politike dhe ekspertët kontabël të garantojnë pjesëmarrjen e tyre në hedhjen e këtij shorti në mbledhjen e datës 03 qershor 2013.Ndërkaq mbledhja e së hënës do të ketë si rend dite:- Projekt-vendim: “Për miratimin e Manualit të KQV-së, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.- Projekt-vendim: “Për përcaktimin e sasisë të fondit publik që do t’u shpërndahen si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013 ”.- Projekt-vendim: “Për miratimin e vëzhguesve të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.- Projekt-vendim: “Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio / Televiozionet private, bazuar në materialet e vëna në dispozion nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013”.- Projekt-vendim: “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë Bulqizë, qarku Dibër, kryetarin e komunës Thumanë, qarku Durrës dhe kryetarin e njësisë bashkiake nr.1, qarku Tiranë, për zgjedhjet e pjesshme të datës 23 Qershor 2013”.- Projekt-vendim: “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2012”.