Rama me banorët në Orikum: Do tu kthejmë pronarëve tokat e grabitura
“Gjithë ky territor është në rrënim se përfaqësuesit tuaj nuk janë mbështetur dhe e vërteta historike e këtij tranzicioni është se qeverisja socialiste më parë dhe asaj e Saliut nuk bëri asgjë për këtë zonë. Nga Saliu ska cfarë pret Vlora, se Saliu nuk e harron Vlorën dhe mirë bën, por as Vlora nuk do ta harrojë se ka borxhe të pashlyeshme me historinë. Janë bërë lloj-lloj rrugësh e gjerësish por Vlora është e izoluar, pa rrugë, pa ujë, pa certifikata pronësie, jemi akoma tek Fan Nolit pranë detit të palarë. Nuk dihet si vazhdon historia nëse në 23 qershor nuk marrim përsipër të nënshkruajmë një histori të re dhe ne do ta nënshkruajmë. Zotohem solemisht se do të vi përsëri si deputet i Vlorës dhe Kryeministër për të marrë një nga një problemet dhe për ti zgjidhur” theksoi Rama.
Propozimit të një banori për të ndërruar emrin e partisë pas 23 qershorit Rama iu përgjigj:
“Nuk kemi pse ndërrojmë emrin e PS, mirë e kemi. E mira është ta meritojmë emrin, të thuash PS do të thotë të jesh për disa ideale dhe vlera që na ndajnë qartësisht nga kundërshtari. Jemi PS se nuk jemi për rritjen e papunësisë dhe pasurimin e një grushti njerëzish. Jemi për puësimin real dhe që gjithë populli të përfitojë nga pasuritë kombëatare. Quhemi PS se nuk jemi për shkatërrimin e biznesit të vogël dhe mbajtjes së monopoleve. Jemi për mëbshtetjen e të gjitha familjeve që jetojnë me punë të ndershme, jemi për sipërmarrjen në kushtet e një konkurence të lirë dhe të ndershme, jemi për taksim të ndershëm. Jemi për shërbimin shëndetësor universal, ku të gjithë të marrin shërbimin falas. S’mund të pranojmë që 1 në 15 vjecarë të jenë analfabetë funksionalë. Ne refuzojmë importin e plehrave nga jashtë, por me përpunim të mbetjeve dhe mjedis të mbrojtur” tha ai.