1 qershori, Bregu shfaqje cirku për fëmijët e njësisë nr 7 dhe 9

Ministrja e Integrimit dhe deputetja Majlinda Bregu, organizoi sot me rastin e 1 Qershorit një shfaqje cirku, në tendën e Cirkut të Tiranës, si dhuratë për gjithë fëmijët e Njësisë Nr 7 dhe Nr 9.Duke iu uruar fëmijëve festën e tyre dhe prindërit e pranishëm që të gëzojnë sot e çdo ditë për shëndëtit e lumturinë e fëmijëve të tyre, por dhe ata që kalojnë ndonjëherë ditë të vështira, ministrja Bregu theksoi se 1 qershori nuk është e vetmja ditë që na kujton se e gjitha bota sillet rreth fëmijëve. Në çdo ditë , e gjithë vëmendja dhe përkushtimi i të rriturve është mbi të gjitha për ata.Më pas ministrja Bregu iu është bashkuar fëmijëve për të parë shfaqjen e pregatitur enkas për këtë dita nga trupa e Cirkut të Tiranës.