Dugolli: Biden President, lajm i mirë për Kosovën. Marrëveshjen e Uashingtonit nuk kemi detyrim ta zbatojmë

Vetëvendosja  e konsideron lajm të mirë zgjedhjen e Joe Biden President në Kosovë.

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes në qeverinë e Albin Kurtit, Enver Dugolli, për Rtv Ora thotë se me këtë rast bie edhe marrëveshja e Uashingtonit që nuk sillte asnjë të mirë për Kosovën.

Dugolli: Fitorja e Biden është një lajm shumë i mirë për qytetarët amerikanë dhe gjithë botën por edhe për Kosovën dhe shqiptarët. Është njohësi më i mirë i rrethanave në Europën juglindore. Edhe ato marrëveshje që ne me kohë kemi thënë se janë marrëveshje të dëmshme të arritura në kohë fushate elektorale ku gjithë përpjekja bëhet të kënaqnin apetitet e Serbisë dhe të kenë favor në fushatë elektorale. Kemi paralajmëruar se nuk do ta njohim dhe nuk e zbatojmë. Fatmirësisht ajo nuk është as marrëveshje por një letërzotim dhe nuk kemi obligim ta zbatojmë.

Sa i takon dialogut me Serbinë ai thotë se nisi mbrapsht dhe po përfundon mbrapsht, pasi nuk mund të ketë bisedime me një palë.

Dugolli: Në parim dialogu është i mirëseardhur por dialog me parime.Nuk mund ti thueht dialog kur futen vetëm një palë, kishim Serbinë palë dhe Kosova plotësisht e nënshtruar pasi u bë presion i madh të hiqej masa e reciprocitetit.Dialogu filloi mbrapsht dhe po përfundon mbrapsht.Nisi si dialog teknik, pastaj vazhdoi politik duke rrezikuar të përfundojë me shkëmbim territoresh.Ky dialog nuk mund të vazhdojë kështu, Serbia duhet ta kuptojë se jemi shtet i pavarur dhe sovran. Deri kur ta kuptojë këtë realitet vështirë se mund të vazhdohet me tema të tjera.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana