Krasniqi në Hagë, emocionon nipi: Heronjtë lindin nga padrejtësitë Baci Jakup

Ish zëdhënësi i UÇK gjatë luftës dhe kryeparlamentar i Kosovës pas luftës, Jakup Krasniqi doli sot para Gjykatës Speciale në Hagë për tu njohur me akt-akuzat që rëndojnë kundër tij.

Gjatë fjalës së tij, Krasniqi e quajti padrejtësi këtë që po bëhej, ndërsa shtoi se ai dhe populli i tij janë mësuar tashmëme të tilla padrejtësi.

Por Krasniqi nuk u la vetëm, si në Hagë ku shoqërohej nga djali i tij dhe politikanë të Nismës, por edhe në rrjetet sociale ku ka marrë mbështetje të shumtë.

Një prej tyre është edhe nipi i tij.

Heronjet lindin cdohere nga padrejtesite, e kush me shume se baci Jakup u perballe me to!? Edhe buze viteve 70’a te pamjaftueshme jane ato qe te ruaj e mbaje kurrizin drejt.  Jetë e vdekje jemi vu në shërbim të çlirimit. Ja kemi arrit që bashkë me SHBA-të, me BE-në të jemi NDËRMARRJE E PËRBASHKËT ÇLIRIMTARE dhe shtet formuese, ndërsa ndërmarrje e përbashkët kriminale, janë jo vetëm serbët, por është këmbë e krye vetëm koka e saj në Beograd", shkruan në Facebook Afrim Krasniqi.