Elvis Hoxha: Trump nuk mbrojti interesat e shqiptarëve por të Putin
Studiuesi i filozofisë dhe anëtarë i kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha ishte i ftuar në studion e Ora News.
Gjatë intervistës Hoxha tha se Trump është presidenti që nuk mbrojti fare interesat e shqiptarëve.
Elvis Hoxha: “Vetevendosja është pa dallim republican- amerikan , apo democrat amerikan është me Amerikën që për 100 vite ka mbrojtur interesat e shqiptarëve. I vetmi në këtë mes që nuk mbrojti aspak interesat e shqiptarëve por përkundrazi mbrojti interesat e Putinit është Trump.
Trump erdhi në pushtet pa njohur aspak historinë e Amerikës, Europës dhe as të Kosovës.”
Duke komentuar votimet në Amerikë, Hoxha tha se amerikanët me votën për Biden vendosën ti jepnin Amerikës një legjitimitet të ri, asaj që politika nuk është biznes dhe as Pazar.
Elvis Hoxha: Votuesit e Trump deklaronin se e zgjedhim sepse nuk është politikan. Por kjo është e rëndë sepse ne shkojmë në zgjedhje politike për të zgjedhur një politikan. Gjithmonë kemi thënë se politika është Pazar dhe gradualisht i kemi thënë politikës “Ti je Pazar”. Na vjen një pazarxhi dhe themi ky është taman për politikë. Pra ne me votat tona kthejmë politikën në Pazar dhe pastaj themi pse politika është Pazar. Këta votues të Trumpit kërkonin një pazarxhi, nuk donin politikë por biznes. Të gjithë votuesit e tij bënin një llogari të thjeshtë. A më janë rritur mua të ardhurat? Por se cfarë ka krijuar problem në botë, probleme me vdekjen e covidit, ky privati nuk sheh në formë shtetërore por sheh vetëm shtëpinë e vet, dhe në këtë kuadër Trump është i mrekullueshëm.
Kjo është figurë që riprodhohet shumë në Shqipëri, por çfarë do të thotë kjo në Shqipëri e Kosovë?
Pushtetet këtu janë pushtete që mbahen mbi numrin e militanteteve. Pushtetet duke u korruptuar dhe prodhuar oligarki gjithmonë e më shumë i ulin vetes rentabilitetin në numrin e njerëzve që votojnë. Kosova prodhon Albin Kurtin. Ndërsa në Shqipëri duke mos pasur një Albin Kurti, numri i votuesve është ulur thellësisht. Vetëm militantët ose të detyruarit shkojnë në zgjedhje. Ne jemi në situatën kur demokracia nuk vlen më sepse 80% e këtij populli nuk shkon në zgjedhje.
Biden hyri në lojë se amerikanët vendosën të rifuten në lojë për të përcaktuar legjitimitetin e ri të Amerikës. Mendoni që shqiptarët do të thonin: Ne do të krijojmë subjekte të reja politike që të hyjmë në të drejtën tonë të votimit. Pra të mos shkojmë në ndërmarrje ekonomike sic janë partitë që kemi por të themelojmë subjekte politike dhe të votojmë për politikë dhe jo biznes. Jo punësim por të votojmë për të bërë politikë.
Duke komentuar akt akuzat ndaj Thaçit dhe te tjereve, Hoxha u shpreh se Gjykata Speciale nuk mund të akuzojë për trafik organesh një Ushtri Çlirimtare që ka qenë në kulmin e aksionit kur ende në Kosovë janë 1600 të zhdukur nga Serbia.