Krimet e luftës, Thaçi i prerë para trupës gjykuese: I hedh poshtë të gjitha!

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka refuzuar pak më parë të gjithë akuzat e lexuara nga trupa gjykuese në Gjykatën Speciale të Hagës.

I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, ka thënë Thaçi duke mos e zgjatur fjalën e tij.

Thaçi akuzohet për trajtim mizor, tortura, përndjekje, burgosje dhe një sërë aktesh të tjera përgjatë periudhës 1998-1999, kohë kur është zhvilluar edhe lufta e Kosovës.

Në Gjykatën Specilae janë thirrur të dëshmojnë edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

https://youtu.be/DMQ9d4uVmzE