“Lufta e UÇK ka qenë e pastër”, Mustafa për Presidentin: Nuk kemi akoma kandidatin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka folur në lidhje me vakancën e krijuar pas dorëheqjes nga posti i Presidentit të Hashim Thaçit.

Mustafa ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër, ndërkohë që ka shtuar se ende mungon një kandidaturë për president.

Ne jemi në një situatë ku presidentin e kemi në Hagë. E kemi shefin e partisë më të madhe atje. Kjo duhet ta ketë vëmendjen tonë. Lufta e UÇK së ka qenë e pastër dhe në duhet ta mbrojmë atë luftë. Është e drejtë që të kandidojnë anëtarët e tyre por neve na nevojitet një marrëveshje që siguron përkrahje e vota më Kuvend”, tha Mustafa.

Kreu i LDK ka vijuar më tej, teksa ka thënë se “Nuk e di nuk mundem me u shpreh sot, duhet me qenë vendim i LDK-së, nuk është individual, nuk kemi akoma deklaratë të PDK-së që do të japin kandidatin për president të vendit. Është partia e tretë me radhë për nga numri deputetëve, është çështje e tyre por edhe e jona që duhet ta diskutojmë…Ajo që ka dalë ne media se unë kam thënë presidenti i takon PDK-së, unë se kam thënë në mënyrë eksplicite kam folë vetëm për parime, për numrin e deputetëve që kanë subjektet në kuvend.