PDK në qeverinë Hoti? Ish-zëvendësministri i Kurtit: Nga vorbulla që e krijuan vetë dilet vetëm me zgjedhje të reja

Pas arrestimeve nga Prokuroria Speciale janë shtuar zërat për një përfshirje të mundshme të PDK në koalicionin qeverisës.

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes në qeverinë Kurti, Enver Dugollin, thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme.

Dugolli: Kjo përpjekje e kolicionit qeverisës në këtë situatë tregon se janë në hall të madh, në hall ishin  edhe kur e rrëzuan qeverinë legjitime Kurti. Por duhet ta dinë që nuk mund të ketë zgjidhje nga kjo vorbull që e krijuan vetë pa zgjedhje të reja.

Me 6 tetor qytetarët e Kosovës vituan për ndryshim, ishte LDK që e tradhëtoi atë votë, e braktisi atë besim dhe tani do të vazhdojë  jetën e qeverisë Hoti me arnime të ndryshme, duke tentuar të futin edhe PDK që të zgjatin jetën e tyre sadopak. Por e sigurt është se votimi i 6 tetorit të vitit të kaluar është i pakthyeshëm.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana