Biden fitoi, tani Serbia duhet të sillet më me kujdes. Në Hagë duhej të ishte Vuçiç e jo ish drejtuesit e UÇK
Pedagogu i Universitetit të Prishtinës, Arsim Sinani e quan lajm të mirë për shqiptarët në rajon kthimin e Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Në një intervistë me skype për Ora News, Sinani thotë se pas fitores së Biden Serbia duhet të sillet më me kujdes.
Arsim Sinani për Ora News: “Posaçërisht pas fitores së zotit Biden në SHBA Serbia duhet të sillet më me kujdes, dhe mendoj se në atë gjykatë (Gjykata Speciale në Hagë) e kanë vendin njerëz si Vuçiç dhe njerëz të tjerë që janë në qeverinë e Serbisë që kanë qenë pjesëmarrës dhe kanë ndihmuar aparatin shtetëror të Serbisë dhe jo të jenë ish drejtuesit e UÇK-së.
Çfarë do të thotë për Ballkanin, Kosovën dhe Shqipërinë zgjedhja e zotit Biden, një njohës i rajonit dhe nuk e vendos Kosovën në lindjen
Arsim Sinani për Ora News: Më vjen mirë që tani Grenell do të përshëndetet gradualisht. Me Biden ne kthehemi në pozicionin e mëparshëm, pasi administrata e Trump nisi të bëhej e frikësueshme pasi qëllimet nuk i kishte të qarta. Prandaj ardhja e Biden është një lajm i mirë dhe kemi të drejtë të festojmë se kthehet miku ynë i madh por dhe ne duhet të jemi më seriozë me politikën e jashtme.
"Biden do kthejë normalitetin dhe do ta kthejë SHBA në një shtet siç e do dhe bota. Ka shumë indikacione, një indikacion e kam marrë nga miqtë e mi në Ëashington se zoti Biden rikthehet fuqishëm në Ballkan dhe ky është lajm i mirë për shqiptarët, por kjo nuk do të thotë se politikanët në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë duhet të flenë gjumë, sepse problemet tona nuk i zgjidhin të tjerët duhet të jemi më të vëmendshëm."
Si e sheh profesori gjykimin ne Hagë të ish komandatëve të UÇK
Arsim Sinani për Ora News: "Do të jetë një proces i gjatë ku do të mbyllet një herë e përgjithmonë pretendimi i Serbisë dhe aleatëve të saj të cilët duan që të prezantojnë UÇK-në si organizatë terroriste dhe ka bërë veprime të këqija.
Gjykata e Hagës dështoi të dënojë Sllobodan Millosheviçin kasapin që bëri krime në Ish Jugosllavi e Kosovë dhe nuk mendoj se mund të dënohet edhe agresori dhe viktima. Ne jemi në rastin e viktimës, UÇK mbrojti dinjitetin e vet, pragun e shtëpisë, dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve.
Qarqe të caktuara në botë që janë të interesuara që shqiptarët ti kriminalizojnë, por nuk do të kenë sukses."
Intervista u dha për gazetarin në studion e Ora News, Leftion Peristeri.