“Rizgjimi” i Gjykatës Speciale, Miftaraj: Politika kosovare ka dështuar, avokatët mbrojtës të tregojnë kujdes!
Drejtori Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj në një intervistë për Ora Neës ka theksuar se politika kosovare ka dështuar në lidhje me çështjen e luftës.
Miftaraj e ka cilësuar hetimin e krimeve të luftës si shumë kompleks, teksa i ka bërë thirrje avokatëve mbrojtës të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit të tregojnë shumë kujdes në gjithë procesin e hetimit.
“Politika kosovare ka dështuar që këto raste t’i hetojë vetë, këto pretendimedështime t’i hetojë vetë që të sigurojë një hetim të pavarur, të paanshëm dhe pa ngjyrime qoftë politike, qoftë pa kërkesat e shteteve që nuk e përkrahin dhe punojnë ditë e natë për të dëmtuar pavarësinë e Kosovës. Padyshim janë Serbia dhe Rusia. Këtë përmes raportit të Dick Martyn kanë arritur ta fusin në axhendë.
Në këtë drejtim avokatët mbrojtës duhet të tregojnë kujdes me çdo provë, çdo pretendim duhet ta lidhin me prova, deklarata dëshmitarësh, ku është marrë, kur është marrë, nga cilët prokurorë apo gjyqtarë, sepse po flasim për një hetim shumë kompleks”, ka thënë Miftaraj.