Jakup Krasniqi para gjykatës: Luftova genocidin serb. Unë jam shqiptar, nuk jam as katolik dhe as mysliman

"Jo fajtor nuk kam asnjë faj tjetër. Luftuam për liri" Jakup Krasniqi deklarohet i pafajshëm para gjyqtarit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në Gjykatën Speciale u mbajt sot paradite, (9 nentor) seanca gjyqësore e paraqitjes së parë të Jakup Kransiqi.

Çfarë ndodh në seance?
Seanca e sotme nuk është gjykim, nuk paraqitet dhe as debatohen provat dhe as diskutohet dhe as merret vendim për fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarit. Krasniqit iu lexuan akuzat.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë periudhës së luftës çlirimtare kundër Serbisë.

Fjala e plote
Jakup Krasniqi:
" Jam arrestuar me aktakuzë në 4 nëntor 2020. Po na quani ndërrmarrje kriminale të përbashkët. Deklaroj se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq sa me trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë nuk kam pajtuar njerëz në këtë mënyrë. Nuk ka qenë qëllimi im ky po lufta kundër okupatorit që ka bërë gjenocide në Kosovë.

Kurrë nuk do dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt kriminal. Në asnjë deklarate time nuk e kam drejtuar gishtin nga popullsia civile. Ne aktakuzë i ndan njerëzit në mysliman dhe katolik. Unë jam shqiptar. Kjo për mua është fyese dhe për vendin tim.

Kurrë nuk kam pajtuar njerëz në këtë mënyrë. Nuk ka qenë qëllimi im ky po lufta kundër okupatorit që ka bërë gjenocide në Kosovë.

Kurrë nuk do dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt kriminal. Në asnjë deklarate time nuk e kam drejtuar gishtin nga popullsia civile. Ne aktakuzë i ndan njerëzit në mysliman dhe katolik. Unë jam shqiptar. Kjo për mua është fyese dhe për vendin tim.

Cilësimi i prokurorit se ne jemi ndërmarrje për mua shokët e mi dhe familjen time që luftuam gjatë nuk ka ka më fyese pasi në një kohë të gjatë në rrethana të vështira u vumë në shërbim të lirisë dhe shtet ndërtimit. I arritëm në bashkëveprim me SHBA BE NATO dhe OKB.

Unë sot dua të them që kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë vitet 81/82 dhe ata më kanë dënuar se kam lexuar libra pse kam fol dhe pse e kam kundërshtuar atë regjim. Më shumë të drejtë kanë pas ata sesa sot që gjendem këtu.

Për mua është bërë padrejtësi e madhe se populli ynë thotë njeriu është më i fortë se guri dhe atë që se bën guri e bën njeriu. Unë dhe populli im ka mbajt shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasur njevojë për këtë padrejtësi. Në seancat e tjera do të them më shumë. Nuk do ta ndjeja veten mirë të isha në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit të Serbisë për të cilat dhe prokurori serb tha që mendoj që adresa e qartë e krejt kësaj maskarade është në Beograd.”

Në akt akuzë përpiqeni të ndani shqiptarët në katolikë e myslimanë unë, jam shqiptar nuk jam as katolik e as mysliman.

Unë nuk ndihem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në akt akuzë dhe për asgjë tjetër që thuhet në akt akuzë."

Po sot me akuzat do të njihet formalisht edhe vetë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ish-kreu i shtetit dha dorëheqjen të enjten e shkuar, ndërsa të martën dhe të mërkurën akuzat do i shqiptohen edhe dy ish-funksionarëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, që tashmë qëndrojnë të izoluar në dhomat e paraburgimit.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar.