VIDEO/ Nuk mjafton Martinez, Inter nuk fiton sërish
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2020, 16:54
Kryendeshja e orës 15:00 në Serie A, ajo mes Atalantas dhe Inter, mbyllet në barazim 1-1.
Zikaltrit, edhe pse kaluan në avantazh të partë me anë të Lautaro Martinez ('58), nuk mundën të ruanin rezultatin duke pësuar një gol në minutën e 79.
Autori i golit për bergamaskët ishte Miranchuk.
Me pikën e ndarë sot, Atalanta dhe Inter i japin mundësinë Milanit, që luan në darkë përballë Verona, të thellojë diferencën në krye të Serie A.
Dy ndeshjet e tjera të orës 15:00, u mbyllën me këto rezultate:
Genoa-Inter 1:3 dhe Torino-Crotone 0:0.
Golat e Atalanta-Inter: