Milan synon goditjen e madhe/ Sergio Ramos pa shpenzuar asnjë qindarkë

Milan tenton një goditje të madhe në merkaton e verës, pa shpenzuar asnjë qindarkë.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ekipi 7 herë kampion Europe ka hedhur sytë nga kapiteni dhe mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos, përcjell Ora News.

Paolo Maldini ka nisur bisedimet e para me yllin e "Los Blancos" për ta bindur të zgjedhë Milanin si destinacionin e ardhshëm në karrierën e tij.

Pas Ibrahimovic kuqezinjtë synojnë një tjetër lojtar me shumë eksperiencë këtë herë në repartin e prapavijës për t’i dhënë një tjetër shtysë edhe lojtarëve të rinj që janë në ekip.

Problem për Milanin mbetet paga e lartë që Ramos përfiton te Real Madrid, plot 17 milionë euro në sezon, por me një kontratë afatgjatë edhe ky ngërç mund të zgjidhet.