Nuk shpëton as Kombëtarja italiane, Roberto Mancini pozitiv me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2020, 18:59
Koronavirusi prek edhe Kombëtaren Italiane të Futbollit.
Sipas asaj që raporton vetë Federata italiane e Futbollit pas testimeve të fundit, tekniku axurr Roberto Mancini ka dalë pozitiv.
“Në vazhdën e kontrolleve periodike të Federatës Italiane të Futbollit për stafin teknik të Kombëtares në vigjilje të ndeshjeve për Nations League, tekniku Roberto Mancini ka rezultuar pozitiv me Covid-19”, thuhet në njoftim, përcjell Ora News.
Mancini është asintomatik, por gjithësesi i është nënshtruar karantinimit në banesën e tij në Romë.