VIDEO/ Ndëshkimi më i çuditshëm në historinë e futbollit? Gjyqtari i vë karton Suarezit pasi…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2020, 08:56
Është mbyllur baraz 1-1, dueli i vlefshëm për Ligën e Kampionëve mes Lokomotiva Moskës dhe Atletico Madridit.
Gjatë pjesës së parë kjo ndeshje ka sjellë një episod të veçantë.
Është marrë në këtë takim nga Luis Suarez kartoni i verdhë më i çuditshëm në historinë e kësaj gare.
Cila ishte arsyeja? Ai po shihte VAR-in së bashku me gjyqtarin e ndeshjes pasi kishte kaluar vijat e fushës.
Rusët pretendojnë për një penallti në zonën e Atleticos në minutën e 23-të, çka bëri që gjyqtari ta shikojë VAR-i.
Gjatë pamjeve ai pa që afër tij qëndronte edhe Luis Suarez, i cili nuk ishte aspak dakord për një penallti.
Në këtë rast gjyqtari nuk është kursyer dhe menjëherë i tregon uruguaianit kartonin e verdhë.