VIDEO/ Manchester United bie edhe në Stamboll. "Paqe" mes Zenit dhe Lazio
Manchester United bie në Stamboll. Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer vijon krizën e thellë të rezultateve.
Pas humbjes 0-1 në kampionat ndaj Arsenal, Djajtë e Kuq janë mundur nga turqit e Basaksehir në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, shkruan Ora News.
Skuadra nga Stambolli fitoi me rezultatin 2-1, I vulosur që në 45 minutat e para.
Një vendosje jo të mirë të mbrojtjes së Manchester United e shfrytëzuan mirë vendasit, që shënuan me sulmuesin e njohur, Demba Ba, për 1:0.
Në minutën e 40’, Edin Visca dyfishoi rezultatin. ‘Djajtë e Kuq’ reaguan shpejt, dhe në minutën e 43’ shënuan për 2-1, me anë të Anthony Martial.
Pjesa e dytë nuk solli asnjë gol dhe Basaksehir mori 3 pikë shumë të rëndësishme përballë Manchester United.
Ndeshja tjetër e ores 18:55, ajo mes Zenit dhe Lazio, u mbyll në barazim 1-1.
Për rusët, që morën pikën e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, golin e epërsisë e shënoi Aleksandr Erokhin, në minutën e 32’, ndërsa barazoi për lacialët Kaicedo në minutën e 59.