Dhimbje koke për Conten, Lukaku humbet përballjen me Real Madrid
Dhimbje koke për trajnerin e Inter, Antonio Conte, një ditë para ndeshjes së rradhës në Champions League kundër Real Madrid.
Siç raporton “Corriere dello Sport”, sulmuesi belg Romelu Lukaku nuk do të jetë i gatshëm për zikaltrit për shkak të një dëmtimi në kofshë, të pësuar gjatë ndeshjes së fundjavës ndaj Parmës., përcjell Ora News.
Për këtë arsye, tekniku zikaltër është sy e veshë te dy sulmuesit amerikano-latinë: Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez.
Ish sulmuesi i Manchester United i kishte bërë një start të mirë sezonit duke shënuar 7 gola në të gjitha kompeticionet dhe mungesa e tij pritet të ndjehet te Inter.
Pas dy ndeshjeve të para në grupe, Inter numëron vetëm 2 pikë dhe një humbje ndaj Real Madrid do të komplikonte kualifikimin për në fazën tjetër të kompeticionit.
Real Madrid - Inter luhet nesër në ora 21:00.
Situata në Grupin B pas dy ndeshjeve të para

/a.r, OraNews