Më 12 tetor humbi të atin, Totti pozitiv me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2020, 15:54
Ish kapiteni i Romës, Francesco Totti, i cili pak javë më parë humbi të atin pikërisht për shkak të Covid-19, rezulton edhe vetë pozitiv.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, ish-futbollisti ka patur disa simptoma të virusit dhe pas kryerjes së tamponit ka marrë edhe përgjigjen pozitive, përcjell Ora News.
Pas përgjigjes, Totti është vetëkarantinuar. Por nuk mbaron me kaq.
Pozitivë me Covid-19 kanë rezultuar edhe bashkëshortja e tij Ilary Blasi dhe nëna e tij Fiorella.
Gjendja e të treve paraqitet e stabilizuar.