Champions League/ Barça fiton mes drithërimash, Juve bën "poker", zhgënjen PSG

Juventus dhe Barcelona kanë fituar ndeshjet e javës së tretë në fazën e grupeve në Champions League.

Bardhezinjtë fituan në Budapest përballë Ferencvaros me rezultatin e pastër 1-4 falë një dopiete të Alvaro Moratas, golit të Dybala dhe një autogoli të vendasve.

Në “Camp Nou” Barcelona fitoi  përballë Dinamo Kiev me rezultatin 2-1, falë golave të Messit dhe Pique.

Pas këtyre rezultateve, Barcelona kryeson Grupin G në kuotën e 9 pikëve, kundrejt 6 të Juventus.

Surprizon PSG që bie në Gjermani përballë Leipzig. E pse kaluan të parët në avantazh me anë të Di Maria që në minutën e 6, parizienët nuk mundën të administronin rezultatin.

Fitore të pastra edhe për Chelsea dhe Borussia Dortmund që fituan 3-0 respektivisht përballë Rennes dhe Clube Bruges.