Komisioni i Dispilinës e nis me dorë të hekurt, nuk falet Luftëtari

Një ditë pas ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka zyrtarizuar edhe dënimet e para për këtë sezon futbollistik.

Bie në sy dënimi ndaj Luftëtarit të Gjirokastrës, ekip i cili nuk u paraqit në ndeshje ndaj Elbasanit.

Ekipi jugor humbet ndeshjen 3-0 në tavolinë dhe nuk ka të drejtë të marrë pjesë as në sezonin e ardhshëm të Kupës së Shqipërisë.

Siç raportuam edhe një ditë më parë, Lufëtëtari me shumë gjasa do të riniset vitin e ardhshëm nga Kategoria e Dytë pasi as në këtë sezon të Kategorisë së Parë nuk do të marrë pjesë.

Dënimit nuk i ka shpëtuar as lojtari i Skënderbeut, Shqiprim Taipi, i cili është dënuar me 1 ndeshje pezullim, përsëri për sjellje josportive ndaj kundërshtarit.

VENDIMET:

1. Lojtari i FK Dinamo, Plarent Fejzaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Zyrtari i KF Egnatia, Klaudian Dervishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Lojtari i KF Skënderbeu, Sciprim Taipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i FK Tomori, Orgest Gava, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. KF Luftëtari, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë kundër FK Elbasani, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 109/2/a/c të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe dënohet me mospjesëmarrje në sezonin pasardhës të Kupës së Shqipërisë.