Golat/ Real Madrid mposht Interin, Bayern dhe Liverpool dhurojnë spektakël
Gola, emocione dhe spektaël. Këto u dhuruan mbrëmjen e kësaj të marte në sfidat e radhës të luajtura në Champions League.
Superfida ishte ajo midis Real Madrid dhe Inter. Madrilenët nuk ja falën fitoren zikaltërve, duke i mposhtur me rezultatin 3-2.
Serinë e golave për Realin e nisi Karim Benzema në minutën e 25, për t’u ndjekur nga Sergio Ramos në minutën e 33.
Pak gëzim në kampin zikalëtër solli goli i Lautaro Martinez dy minuta më vonë. Ndeshja u ndez në minutën e 68 kur Ivan Perisic shënoi golin e barazimit për Interin.
Por shpresat morën fund kur Reali shënoi me anë të Rodrygo dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Bayern e Liverpool nga ana tjetër fituan me goleadë, duke dhuruar spektakël.
Gjermanët mposhtën me rezultatin 2-6 Salzburgun. Ndërsa Liverpool i dha “manita” Atalantës.
Porto fitoi kundër Marsejës me rezultatin e pastër 3-0. Me të njëjtin rezultat rrëmbeu fitoren edhe Manchester City përballë Olimpiacos.
Lokomotiva e Moskës-Atletico Madrid u ndanë në paqe me rezultatin 1-1.
Ndërsa Shakhtar Donetsk u turpërua nga Borusia Monchengladbach me rezultatin 0-6.
Rezultatet e mbrëmjes së sotme:
