Dy futbollistë të Real Madrid infektohen me COVID-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2020, 11:56
Real Madrid para transfertës në Valenca ka marrë lajme jo të mira. Dy yjet e ekipit, Hazard dhe Casemiro janë infektuar me COVID-19. Ka qenë vetë klubi që ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate zyrtare.
“Të gjithë lojtarët e tjerë, stafi i trajnerëve si dhe punëtorët e tjerë që punojnë me ekipin e parë kanë rezultuar negativë”, thuhet në njoftim.
Casemiro dhe Eden Hazard do t’i mungojnë Real Madridit në ndeshjen e të dielës ndaj Valencias në Mestalla.