FOTO-EMRI/ Aksidenti tragjik, humb jetën futbollisti shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë por edhe të gjithë shqiptarinë. Ka humbur jetën në një aksident tragjik futbollisti 20-vjeçar Jetëlir Hasani.

Shqiptari i Kosovës, aktivizohej te klubi Ulm 1905, në ligën amatore gjermane.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë publik nga vetë familja Hasani si dhe klubi i Ulm nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”. 

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit është sjellë në Prishtinë, ku edhe do të varroset.