Berisha me fëmijët: Luftë diskriminimit të romëve

Një e shtunë ndryshe edhe për Kryeministrin Berisha, në kulmin e një fushate elektorale. Muzeu Kombëtar në Tiranë si rrallë ndonjëherë ka mbledhur në ambientet e tij fëmijë të grupmoshave, problematikave dhe rretheve të ndryshme të vendit të bashkuar në ditën e tyre ndërkombëtare për më shumë vëmendje dhe përkujdesje. Duke ju uruar 1 qershorin, Berisha tha se angazhimi i qeverisë dhe shoqërisë po ashtu duhet të jetë gjithnjë e më i madh. “Kujdesi më i madh duhet adresuar drejt fëmijëve të pakicave” nënvizoi Kryeministri.“Të urojmë fëmijët, të cilët me një përpjekje titanike bëjnë gjithcka për ti marrë jetës atë që u takon. Ju urojmë shuëm shëndet dhe gëzime. Të bëjmë gjithnjë e më tepër për ta që të kenë cilësi arsimi më të mirë, jetë më të mirë. Do bëjmë gjithcka që ata të arrijnë sa më shumë në përpjekjen e tyre për një jetë normale. Hapa seriozë janë marrë, por hapa të tjetër të rëndësishëm do merren, angazhimi i qeverisë dhe shoqërisë do jetë gjithnjë e më i madh. Ekspozita e tyre është gjuha më e bukur me të cilën na adresohen sot. Këtu kam dhe fëmijë të komunitetit rom, këta sot janë të gëzuar por askush sduhet të harrojë diskriminimin që rëndoi mbi paraardhësit e tyre. Duhet të zotohemi për shumëfishim të forcave kundër diskriminimit të tyre. Kujdesi më i madh duhet adresuar drejt fëmijëve të pakicave” deklaroi shefi i qeverisë.Ndërkaq zonja Liri Berisha ftoi të pranishmit në aktivitet, mes tyre zonja Nishani dhe Ministra të kabinetit qeveritar, të solidarizohen me këtë grup fëmijësh, duke bërë të tyren piktura nga ekspozita e me vizatime dhe punime me dorë.“Qofshi të gjithë të lumtur, ju jeni gazi dhe lumturia e çdo prindi. Kemi fëmijë nga komunitete të ndryshme.Kanë ngritur një ekspozitë që kërkon solidaritetin tuaj, ku kanë derdhur në piktura dhe punë dore shpirtin dhe energjinë e tyre. Çdo punë e këtyre fëmijëve është në vetëvete një botë dhe një ëndërr e tyre, me rëndësi është që kur të shikojmë ekspozitën të kuptojmë punën e tyre, duhet ti ndihmojmë këta fëmijë. Do doja ta shikonit dhe kuptonit këtë ekspozitë. Nuk mund të bëjmë cdo gjë për ta, por një gjë është e sigurtë, duhet ti ndihmojmë ata që në sytë e tyre të shohim dritë dhe shpresë. Ekspozita flet në gjuhën e përbashkët të artit. Nëse ndonjë prej jush do të bëjë për vete ndonjë prej pikturave do të linte një gjurmë të madhe tek ta” tha ajo.