5 fitore në 6 ndeshje/ Milani përsërit startin e sezoneve 1995-96 dhe 2003-04. Atëherë "Djalli" fitonte kampionatin
A është ky Milan për kampion? Shifrat dhe precedentët historikë thonë po.
5 fitore në 6 ndeshjet e para të kampionatit, siç ka bërë këtë sezon me Stefano Piolin, kuqezinjtë i kanë arritur vetëm në dy sezone: 1995-96 kur në krye të skuadrës ishte Fabio Capello dhe në 2003-04 kur skuadrën e drejtonte Carlo Ancelotti.
Në të dyja këto sezone Milani ka fituar titullin kampion në Serie A, raporton Ora News.
Sezonin 1995-96 Milani e mbyllte me 73 pikë, duke lënë pas Juventusin me 8 pikë diferencë.

Sezonin 2003-04 Milani e mbyllte në kuotën e 84 pikëve, duke lënë pas Romën me plot +11 pikë.

Edhe këtë fillim-sezoni, “Djalli” duket ekipi më në formë në Itali teksa pas 6 javësh kampionat numëron 16 pikë (5 fitore, 1 barazim). Të njëjtën gjë mund të themi edhe për fazën e grupeve në Europa League aty ku Milani numëron dy fitore në dy ndeshje, 6 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar.
Por a do të përsëritet historia edhe këtë sezon? Për këtë është ende për të folur...
/a.r, OraNews