Po mban Milani në krye/ Batuta e Ibrahimoviç: Unë ia rris moshën këtij Milani

Zlatan Ibrahimoviç ishte njeriu kyç në suksesin 1-2 të Milanit në transfertën e Udineses. Gjigandi suedez dha asistin në golin e parë të Frank Kessie, ndërsa pak minuta para fundit shënoi golin e fitores përmes një roveshate.

Në një intervistë post-ndeshje Ibrahimoviç u pa shumë serioz, por sërish një batutë i shpëton.

“Shënova një gol të bukur, sigurisht, por mbi të gjitha vlejti për tri pikë në një ndeshje shumë të vështirë. Skuadra jonë është me moshën më të re në Evropë, mjaftoj unë për të rritur mesataren. Ata janë djem tepër të uritur, ne të gjithë duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të mendojmë pozitivisht. Le të shohim se ku do të arrijmë. Ekipi po ecën shumë mirë, duke punuar dhe vuajtur në të njëjtën kohë", u shpreh sulmuesi i Milan.

Pastaj një dëshirë e suedezit teksa bota është përfshirë nga një valë e dytë e Covid-19:

“Shpresoj që të gjithë të kthehemi në normalitet dhe që së shpejti publiku të mund ta shohë këtë Milan dhe të na shoqërojë në këtë aventurë”.

Kujtojmë se më 3 tetor Ibrahimoviç festoi 39-vjetorin e lindjes.

Udinese 1-2 Milan: