Sassuolo mposht Napolin dhe i afrohet Milanit, Roma fiton ndaj Fiorentinës

Sassuolo mposht në transfertë Napolin e Elseid Hysajt dhe ngjitet në vendin e dytë pas Milanit.

Ndeshja e mbyllur para pak çastesh, e vlefshme për javën e 6 të Serie A, foli për miqtë që me dy gola në pjesën e dytë morën tre pikë të arta.

Për Sassuolon shënuan Locatelli në minutën e 59 dhe Lopez në minutat shtesë.

Me këtë fitore Sassuolo ngjitet në kuotën e 14 pikëve, 2 më pak se Milani kryesues ndërsa Napoli ndalet në kuotën e 11 pikëve në vendin e pestë.