Frikë te Real Madrid/ Futbollisti pozitiv me Covid-19, në dyshim ndaj Inter
Njëri prej futbollistëve të Real Madridit rezulton I infektuar me Covid-19.
Lajmin e bën të ditur gazeta spanjolle “Marca” e cila shkruan se nga analizat e tamponëve të kryera së fundmi, rezultoi se njëri prej futbollistëve madrilenë është prekur nga Koronavirusi.
Klubi nuk e ka konfirmuar ende lajmin, ndërsa gazeta nuk e ka zbuluar emrin e futbollistit.
Nëse në tamponin e dytë, lojtari rezulton sërish me koronavirus, atëherë ai nuk luan në takimin ndaj Interit në Champions League.
Te zikaltërit është kthyer mbrojtësi Milan Skriniar, i cili e ka kaluar COVID-19, por në dyshim mbetet Romelu Lukaku, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes së djeshme në Serie A kundër Parmës.
Real Madrid-Inter, e vlefshme për Grupin B të Champions League, luhet ditën e martë, ora 21:00.