Tirana me investime fasadë, banorët e Yzberishtit të zhgënjyer nga Veliaj: Na ka harruar, nuk e votojmë më

Thuajse çdo lagje në Tiranë ka mungesë të theksuar investimesh. Yzberishti është një nga zonat ku nuk është vënë dorë. Sipas banorëve Kryebashkiaku kujtohet vetëm kur ofron fushata.

Prej vitesh në lagjet e Tiranës investohet vetëm për fasadë.

Ky bllok pallatesh ndodhet në  zonën e Yzberishtit, shumë pranë bulevardit "Migjeni" dhe  vetëm pak kohë më parë i inaguruar.

 Por dora e Bashkisë humbet pas pallateve.

"13 vjet baltë."

Askush nuk ja di emrin kësaj rruge.

"Nuk e kam mësuar dhe nuk do ta mësoj derisa të rregullohet, çfarë emri ti vësh kësaj? Rruga e prishur."

Banorët thonë se ndihen të harruar nga Bashkia.

Veç baltës mungon edhe ndriçimi.

"Jemi të keqen e fshatrave, trotuar nuk ka, drita nuk ka, asgjë."

Të shpeshta kanë qenë kërkesat e banorëve ndaj institucionit të bashkisë së Tiranës për  ndërhyrje, por duket se gjithçka ka mbetur premtim elektoral.

"Na dha fjalën se do ta shtrojnë provizor se do të vijë ajo rruga. Rruga e bë dhe sot e kësaj dite kemi çuar letra në bashkinë e madhe, në Kombinat dhe nuk është bërë deri tani."

Kjo indiferencë e Bashkisë ka bërë që banorët të mos e besojnë më Veliajn për ta votuar.

"Erion Veliaj ka marrë votat këtu, jam krahu i tij por e urrej në maksimum tani."

"Ne i votuam me ato premtimet e bukura por punë të mira nuk kemi."

Me shpresë të humbur te institucionet përkatëse, banorët në këtë zonë në Yzberisht presin një zgjidhje përmes përcjelljes së problemit nga media.