Infektohet me Covid kryebashkiakja e Përmetit Alma Hoxha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2020, 18:18
Infektohet me Covid kryebashkiakja e Përmetit Alma Hoxha.
Lajmin e ka bërë publik vetë ajo në një status në Facebook .
"Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetëizoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm. Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve. Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit." - shkruan ajo.
Javën e kaluar u konfirmua pozitiv edhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi dhe ai i Dropullit, Dhimitër Toli.