U shkarkua si drejtor, rikthehet në Kadastrën e Vlorës në postin e nëndrejtorit

U shkarkua nga posti i drejtorit  që mbante në zyrën e kadastrës në Vlorë në shtator të 2020, Klodian Troci emërohet sërish në Kadastrën e Vlorës por këtë herë në postin e nëndrejtorit.

Emerimi i Trocit erdhi një vitë pas furtunës në kadastrën e Vlorës e cila solli më pas shkarkimin e plot 23 zyrtarëve dhe specialistëve të tjerë që rezultuan me shkelje në dosjen e “Jalës”

Troci gjatë kësaj kohe ka qënë nën hetim në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyres. Më pas gjykata e ka shpallur të pafajshëm duke e rikthyer edhe njëherë në postin drejtues në Kadastër.

Pak muaj më parë Troci ishte emëruar si kreu i IKMT në Vlorë detyrë kjo që tani e ka marr Simbol Pazaj i cili më parë mbentë rolin e Zv kryetarit të bashkisë së Himarës.