Udhëheqja e UÇK-së në Hagë, Pollo: Vepruan me dinjitet duke u dorëhequr

Dërgimi në Hagë i figurave kryesore te UÇK-së, mes tyre presidentit Hashim Thaçi, solli reagimin e ish-deputetit Genc Pollo.

Duke uruar që akuzat ndaj tyre të jenë të pabaza dhe gjykata ndërkombëtare t'i shpallë të pafajshëm, Pollo thotë se Thaçi dhe Veseli vepruan me dinjitet duke u dorëhequr dhe duke u vënë në dispozicion të drejtësisë.

Pollo: Uroj që akuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve të rezultojnë të pabazuara dhe gjykata ndërkombëtare t'i shpallë të pafajshëm. Por ata vepruan me dinjitet duke u dorëhequr dhe duke u vënë në dispozicion të drejtësisë. Ashtu si edhe Ramush Haradinaj më parë. Gjithësesi UÇK e lufta e përpjekja për çlirim nga zgjedha serbomadhe, milosheviçiane mbeten në anën e drejtë të historisë dhe në panteonin e kujtesës së kombit shqiptar. Stabiliteti institucional i Kosovës besoj është i garantuar nga politikanët drejtues.